Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Berisha i dhënë pas datave…”/ Protesta, Nesturi: Objektivi i vetëm i opozitës, të marrë vëmendjen e mediave të huaja

schedule21:07 - 19 Mars, 2026

schedule 21:07 - 19 Mars, 2026

Kreu i opozitës Sali Berisha ka lajmëruar zhvillimin e një proteste më 22 mars, datë që përkon me festën e Dita e Hashures. Lajmi vjen në një moment kur debatet mbi mbështetjen dhe ndikimin e opozitës në vend mbeten të forta. I ftuar në emisionin Real Story në ABC Neës, analisti Plator Nesturi ka komentuar këtë zhvillim, duke ngritur pikëpyetje mbi qëllimin dhe efektin real të protestës.

Sipas Nesturit, zgjedhja e datave të tilla nuk është e rastësishme për Berishën, ndërsa theksi vendoset tek ajo çfarë prodhojnë këto protesta në praktikë. Ai sugjeron se një nga synimet kryesore mund të jetë tërheqja e vëmendjes së mediave ndërkombëtare, ndërkohë që mbështetja reale në vend dhe gjendja e opozitës mbeten çështje të debatueshme.

“Berisha gjithmonë ka qenë i dhënë pas këtyre datave. Çështja është se çfarë sjellin këto protesta. E vetmja mënyrë që mund ta mbajë Berishën, është vëmendja e një medie të huaj që në Shqipëri ka protestë. Mua kjo më duket objektivi i vetëm. Por, se sa e mbështesin shqiptarët këtë protestë dhe opozitë që është në tkurrje dhe është në gjendjen më të rënduar, nuk ka pikë vlere në raport me atë që i ka thënë Berisha vetes. Edhe Berisha e kupton që vetë si figurë nuk është më i pëlqyeshëm.



Berisha e ka bllokuar vetë rritjen e PD-së. Berisha kërkon që ta mbajë të mbyllur dhe të uzurpuar qarkun e figurave të reja. Çështja është që Berisha përcakton edhe linjën e PD. Garuesit e tjerë, e vetmja gjë që mund të bëjnë është që të luajnë në një forcë tjetër politike, por jo brenda PD, është e pamundur”, tha Nesturi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!