“Berisha i dëmshëm, Basha i padobishëm”, Kadilli: Parti e re? Asnjë dobi, bëhet për hallin e Bashës. Opozitës i duhet një propozim i ri

schedule20:48 - 13 Qershor, 2024

schedule 20:48 - 13 Qershor, 2024

Ish kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli thotë se Sali Berisha përbën dëm për opozitën ndërsa Lulzim Basha është i padobishëm. Duke komentuar mundësinë e krijimit të një partie të re nga Basha, pas Apeli i dha vulën e PD-së Berishës, Kadilli tha se ky hap s’do të krijojë asnjë dobi.

Në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, Kadilli u shpreh se krijimi i një partie të re do të ishte një zgjidhje për hallin personal të Bashës por jo një mundësi e mirë për qytetarët. Ai shtoi se opozitës i duhet një propozim i ri, me një figurë që nuk është e konsumuar për vite në politikë.

“I kam parë që kur ishin bashkë dhe kur u ndanë. Dhe sot gradualisht provohet ajo që kam ndjerë dhe ua kam thënë në të dy kuvendet e tyre, që njëri është i dëmshëm dhe tjetri i padobishëm. Kthimi i Berishës është i dëmshëm për opozitën sepse i vret të ardhmen dhe Basha ka provuar se është i padobishëm si kryetar. Kështu që bën apo jo partinë, nuk do të krijojë dobi për sa kohë partia bëhet për të gjetur një zgjidhje situatës personale të Bashës. Situata e opozitës kërkon një propozim të ri, dhe nuk mund të jetë propozim i ri nga njerëz që e kanë konsumuar veten kaq gjatë me të gjitha instrumentat e nevojshme politike. Kishte një parti të madhe, i rrëshkiti si rërë nëpër gishta. Si mund të bëjë dobi për publikun. Se qytetari i thjeshtë nuk do të dijë a do të ketë një mandat të ri Kadilli apo tjetri. Qytetari do të dijë a do të ketë një shans që të ketë një Shqipëri më të mirë dhe më të drejtë. Si bëhet? Ka një zgjidhje të re politike dhe kjo nuk vjen dot nga ai që ka kontribuuar që të jetë këtu ku është për 33 vjet apo ai tjetri që ka 20 vjet. Gati 11 vjetësh në krye të PD, Basha nuk ka çfarë të japë më dhe e shkërmoqi. Iu shkri si akullore në dorë. Nuk e lëpiu dot.”, tha Kadilli.

Ndërkohë, Edmond Trako, ish amasador dhe themelues i PD-së, tha se Basha, edhe nëse krijon parti të re, nuk do të mund të jetë kompetitiv.

“Në rast se ai e krijoi partinë. Në harkun kohor të një viti, korrik më korrik, si mendoni që në këtë një vit në drejtimin të kësja pjese të PD, ai arrtit ta riorganizojë përsëmbari PD në të gjithë Shqipërinë. Në asnjë mënyrë. Ju si mendoni që arriti të merrte përkrahjen e ndërkombëtareve në këtë pjesë që i besuan në një farë mase. Për mua e përdorën derisa i vuri tapën vizita e Blinken. E treta, thanë se do të shpallin listat e deputetëve në mars, dhe në maj. I gëlltitën të gjitha. Deklaruan programin, në shumë gjëra u bënë edhe qesharakë. Në këtë 9 muaj, duke krijuar partinë e re, do të bëhet vërtetë kompetitiv. Në asnjë mënyrë.”, tha Trako./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!