TIRANË– Hetimet për dosjen e privatizimit te ish klubit Prtizani ku I pandehur është marrë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndëri I tij Jamarbër Malltezi ka nxjerrë në pah edhe të tjera favorizime të Berishës në drejtim të familjes së vajzës së tij. Në dosjen e spak thuhet se, pas ardhjes te Berishës në pushtet, vajza e tij Aregita Malltezi nis aktivitetin si bashkeortake me nje shtetase tjeter ne nje studio ligjore qe ofron kosulencë e shërbime jurdike. Më pas sipas spak evidentohen raste kur kjo studio ofronte konsulence ligjore dhe përfitonte pagesa nga disa kompani të huaja kryesisht në fushën e prodhimit të energjisë dhe hidrokarbureve të cilat ushtrojnë aktivitet në shqipëri me vendime qeverie te firmosura nga kryeministri I kohës Sali Berisha.
“Pikërisht në këto vite, studio “Kola and Associates”, rezulton të ketë si klient subjektet ASG Poëer Albania, Diakat ndërtim dhe Konstruksion, Vil Oil, Rom Pterol, Unione Eolica Albania, Veve, Stream Oil dhe Gas Limited”.
Në dosje thuhet se, këto kompani kanë siguruar lëjen për të ushtruar aktivitet në Shqipëri nëpërmjet vendimit të këshillit të ministrave të firmosur nga Sali Berisha. I tillë është edhe rasti i kompanisë ASG Poëer Albania që drejtohej nga shtetasi Fatmir Bektashi, ish pronar dhe ndertues ne truallin e ish kompleksit partizanit, edhee ky I marrë I pandehur për te njejten dosje.
“Shoqëria ASG Poëer Albania rezulton se ka si administrator shtetasin Fatmir Bektashi, dhe referuar VKM nr 778 date 14.11.2007 të nënshkruar nga kryeministri i kohës, shtetasi Sali Berisha, i është miratuar leja për ndërtimin dhe shfrytezimin e linjes tregtare me rryme të vazhduar, të interkonjeksionit Seman (Shgipëri) – Foxhia (Itali), leje kjo e leshuar nga ministri i Ekonomisë”.
Por nga hetimet e spak janë zbuluar edhe prova të fshehjes së pasurisë të anëtarëve të familjes Berisha. Sipas SPAK gjatë vitit 2005 Shkelzen Berisha, ka deklaruar se punonte si ndihmës ligjor në studion e se motres dhe paguahej e 2 mije euro në muaj, por nga hetimet dhe shkresat e sekuestruara rezulton se në të njëjtën periudhë kohore Argita Malltezi deklaronte zero fitime.
“Shkëlzen Berisha, për vitin 2005 deklaron se ka të ardhura nga puna si konsulent pranë av. Argita Malltezi, në shumën prej 2 000 euro në muaj. Por sjellim në vemendje se në vitin 2005 shtetesja Argita Malitezi vetë nuk deklaron të ardhura”/ abcnews.al