Berisha hyri me forcë në seli, Basha merr masën e parë, “blindon” PD me kamera

schedule11:07 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 11:07 - 22 Dhjetor, 2021

Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe përkrahësit e tij hynë me dhunë në selinë e PD, duke shkelmuar dhe një derë, kryedemorati Lulzim Basha ka marrë masën e parë. Siç shihet në videon e siguruar nga abcnews.al në ambientet e jashtme të selisë së PD ka nisur instalimi i kamerave.

Ish-kryeministri Berisha dhe anëtarët e Komisioni të Rithemelimit të PD, mbërritën dje në seli për t’i bërë të qartë Bashës se nuk do ta lejojnë të qëndrojë në zyrën e kryetarit të partisë. Ndryshe nga mbledhjet e mëparshme, këtë herë mbështetësve të Berishës iu desh të shpërthejnë derën e sallës në të cilën u mbajt mbledhja. Berisha paralajmëroi Bashën se nuk do të lejojë asnjë pengesë sipas tij për zbatimin e vendimit të anëtarësisë. Në PD nuk e ndaloi askush të hynte por dyert ishin të mbyllura, prandaj salla e mbledhjes u bë gati përmes shpërthimit të derës.

Pas deklaratave ku i bënte të qartë Bashës pozicionin e tij dhe vendimin e mbështetësve të tij për ta larguar nga zyra e kryetarit, Berisha u largua qetësisht nga selia e PD. Pak  pas largimit të  Berishës, Basha thirri një komunikim më gazetarët. Ai tha se PD i ka të gjitha mundësitë dhe mjetet për të mbrojtur selinë. Basha denoncoi me emër edhe personin që theu derën e sallës ku hyri Berisha, duke theksuar se kanë bërë kallëzim penal për të. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!