Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha humb Mesila Dodën/ Deputetja braktis grupin e PD: Do jem e pavarur

schedule23:05 - 17 Shtator, 2025

schedule 23:05 - 17 Shtator, 2025

Grek e çam nuk bëhen dot bashkë. Mesila Doda refuzon qëndrimin në të njëjtin grup parlamentar me Vangjel Dulen, duke dalë e pavarur dhe shkëputur marrëdheniet me PD, nga e cila doli deputete në listë të sigurt më 11 maj.

Për Abc Neës, Mesila Doda konfirmoi se vendosi të mos pranojë caktimin në grupin e ri parlamentar të aleatëve, pasi nuk u konsultuan me të mbi preferencat e saj, ndaj ajo do të vijoje e vetme si deputete e PDIU.

Berisha kërkoi të grupojë gjithë aleatët e vegjël në një grup parlamentar me kryetar Fatmir Mediun, por nuk përllogariti përplasjen greko-ccame ndonëse i ka rehabilituar përkohësisht dy herë në listat e deputetëve.



Grupi i tretë parlamentar i opozitës do të përbëhet po nga 7 deputetë, me Mediun e Partisë Republikane, grekun Vangjel Dule dhe Artan Lukun e Agrares. Kurse 4 të tjerë janë demokratë, deputetë jo të njohur Zija Ismaili, Fidel Kreka, Denisa Vata dhe Greta Bardeli.

Kurse të enjte , Berisha i fali Metës 3 deputetë për ti krijuar grupin e dytë parlamentar me kryetar Tedi Blushin.

Pra në dy ditë, doktori  pervecc mandateve të tyre, u fali aleatëve edhe 7 deputetë demokratë.

Kështu, grupi parlamentar i PD ngelet me vetëm 35 deputetë, por kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi do të gostisë veten dhe aleatët me para, dieta dhe kohë në parlament.

Përvecc grupeve parlamentar, Berisha është superior edhe në përfaqësimin e partive politike në parlament.

Ndonëse kryetarët e tyre realë janë nëpër kafe ose shtëpi, në parlamentin e ri figurojnë 15 parti parlamentare, nga të cilat 9 janë parti aleate të Berishës. Edhe ato do te marrin para, sepse fiktivisht u regjistroi deputetë demokratë nën siglat e tyre. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!