Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Berisha, Hajdari apo Pashko, kë do të donin shqiptarët në krye të PD, pas themelimit? Surprizojnë shqiptarët

schedule22:26 - 8 Dhjetor, 2025

schedule 22:26 - 8 Dhjetor, 2025

Me Lëvizjen e Dhjetorit, tre ishin figurat që spikatën në themelimin e Partisë Demokratike. Në sondazhin e kësaj të hëne në ABC News, Zaloshnja iu drejtua shqiptarëve me pyetjen, Kë do të kishit dëshiruar ta drejtonte atë pas themelimit? Pjesë e sondazhit për këtë pyetje janë të anketuarit që nuk votuan më 11 maj ose që votuan për partitë opozitare.

Nga përpunimi i të dhënave, rezulton se vetëm 28.6 % e tyre janë shprehur për Sali Berishën, 13.7 % për Azem Hajdarin, ndërsa në shumicë 50.7 % e të anketuarëve do të dëshironin që PD të drejtohej nga Gramoz Pashko. 7 % mbeten të dyzuar.

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.



Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.7%/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!