Paro Laçi ish presidenti i Klubit Partizani, në një lidhje nga Milano për emisionin “Real Story” në ABC News, foli për dosjen “Partizani”.
Gjatë intervistës së tij, ai renditi disa nga situata që kanë përfshirë vendin ndër vite, ndërsa e akuzon Berishën se paguan për të rritur imazhin e tij.
“Berisha të vetmin kundërshtar që kishte dikur ishte Ilir Meta ka dashur ta vrasë në Bruksel e kemi cekur edhe herë tjetër. Para të se të vinte në pushtet në 2005, Berisha është njeri që i paguan mediat, kanali nga gjermania, janë paguar… Janë paguar 7 mln e 500 mijë euro për të dalë në kanal të Francës para se të ishte në pushtet, për të rritur imazhin e tij”, tha ai.
Gjithashtu Paro Laçi e akuzon kreun e PD për vëllavrasje, ndërsa rikujton ngjarjet e ’97.
“Berisha nuk mund të paguajë çdo gjë, por nuk mund të paguajë njollën dhe turpin që i ka bërë Shqipërisë. Në ’97 bëri një vëllavrasje të mirëfilltë mes shqiptarëve. Jam pjesë e asaj strukture, Gard e Republikës, i di shumë mirë urdhrat që ka dhënë Berisha. Mos të kishin ikur ato gjuajtësit, avionët reaktivë që do bombardonin në Vlorë, do ishin hedhur bomba me thasë në Vlorë. Urdhri i Berishës vetë është dhënë, kam qenë pjesë aktive e këtyre terrorëve që Berisha i ka bërë terror popullit shqiptar…Jam penduar që e kam bërë atë veprim. Atë veprim e kam bërë me atë brumosje që isha, ishte një luftë e madhe veri-jug. Ishte një luftë që na thoshte po lufton komunizmin, por paska qenë super komunist. Berisha ka bërë vëllavrasje ka dhënë urdhër për të vrarë, një ndër ta jam unë që kanë dhënë urdhër për të vrarë. Sepse nuk ka pasur me i vënë pistoletën në kokë Neritan Cekës, ditën për diell, nuk e kam bo natën. Është shumë e rëndësishme të ketë drejtësi. Por në shumë vende ku nuk është vënë drejtësia ka edhe vetëgjyqësi. Sali Berisha, e di shumë mirë, Shqipëria e shqiptarët e dinë shumë mirë kush është ai. Nëse drejtësia nuk do vendosë drejtësi, do bëj burg për diçka tjetër. Por unë mendoj që procesi i Partizanit do të marrë rrugën e duhur dhe është me rëndësi që të shpërblehen të gjithë të dëmtuarit. Mua më është bërë presion. Kanë zhdukur dokumentacionin… Dokumentacionet janë në Romë, po të dojë SPAK i merr. Familjarët e Xhim Begejës, janë shpronësuar me monedha ari. Por aty janë shumë njerëz që duhet të arrestohen. Më ka përndjekur Interpoli me emrin e Dritan Berishës. Dritan Berisha është djali i vëllait të Sali Berishës. Çështja Partizani po të mos kisha ngulur këmbë unë dhe po të isha korruptuar do të isha edhe unë…Por nga ky proces penal unë jam dëmtuar personalisht”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al/


