Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha: Garda zbatoi ligjin/ Meçe: Vrasjet e ‘21 Janarit’ janë bërë direkt me urdhër dhe skenar të Sali Berishës

schedule13:44 - 3 Nëntor, 2025

schedule 13:44 - 3 Nëntor, 2025

Pas daljes nga SPAK, ku në bazë të masës së sigurisë për dosjen “Partizani” paraqitet çdo të hënë, kreu i PD Sali Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me çështjen e ’21 Janarit’, ku mbetën të vrarë 4 persona. Berisha tha se Garda veproi në përputhje me ligjin.

Analisti Arben Meçe i ftuar në “News Line” në ABC News tha se vrasjet e ‘21 Janarit’ janë bërë direk me urdhër dhe skenar të Sali Berishës. Ai shtoi se pa kapërcyer ‘21 Janarin’ dhe ‘Gërdecin’ Shqipëria nuk ka për të gjetur rehat.

“Vrasjet e ‘21 Janarit’ janë bërë direk me urdhër dhe skenar të Sali Berishës. Berisha thotë që janë bërë në zbatim të ligjit, por në momentin që garda qëlloi nuk kishte asnjë arsye për të qëlluar. Berisha është aq manipulator saqë thotë në përputhje me ligjin. Vrasja është bërë selektive në bazë të skenarit ‘berishian’ të 21 Janarit. Nuk mund të perceptohet nga paligjshmëria. Personat që janë sulmuar janë qëlluar drejtpërdrejt në grup. Pa kapërcyer ‘21 Janarin’ dhe ‘Gërdecin’ Shqipëria nuk ka për të gjetur rehat dhe protagonisti kryesor i tyre është Sali Berisha”, tha Arben Meçe./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!