Berisha, frikë nga gjykata/ Gjokutaj: Kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

schedule16:58 - 24 Tetor, 2023

schedule 16:58 - 24 Tetor, 2023

TIRANË- Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Gjatë një deklarate për mediat, Genc Gjokutaj u shpreh se kanë kallëzuar në SPAK prokuroren për “shpërdorim detyre”, pasi sipas tyre, e ka nxjerrë masën e sigurisë në kundërshtim me ligjin.

“Kemi bërë kallëzim në SPAK për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës’. Gjykimi është ndërprerë për të gjykuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtimit. Ne nuk vijmë këtu për 3 orë e të lexojmë 20 mijë faqe. Ne jemi për një proces të rregullt, ne jemi për një mbrojte efektive dhe në kështu do presim vendim e gjykatës. Ai [Sali Berisha] na ka autorizuar ne dhe gjykata e pranoi të vijojë gjykimin në prezencë e mbrojtjes pasi në prokurën e posaçme të Berishës janë përfshirë të gjitha fazat e përfaqësimit”, tha ai.

Më herët, Sali Berisha tha se nuk do shkojë personalisht me pretendimin se Gjykata ka shkelur Kushtetutën bashkë me prokurorinë, për sa koha i kanë nxjerrë atij një masë sigurie edhe pse mban mandatin e deputetit.

Tashmë do jetë një vendimmarrje e gjykatës se si do të vijohet me verifikimin e masës së sigurisë për Berishën, në rast se do kemi një shoqërim të detyrueshëm apo diçka tjetër. Kjo pritet të caktohet nga gjykata, e cila do nisë seancën në orën 18:00, ku do marrë në shqyrtim edhe kërkesën nga mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha.