Berisha feston Pavarësinë e Greqisë/ Në një tryezë me Dulen e Belerin, shfaqet entuziast

schedule23:28 - 25 Mars, 2025

schedule 23:28 - 25 Mars, 2025

GREQI- Izolimi ndërkombëtar, bën Berishën të festojë Ditën e Pavarësisë së Greqisë.

Doktori mori pjesë në një koktej zyrtarësh pa kamera me ftesë të ambasadës greke në Tiranë, por ishte kujdesur të merrte me vete fotografin e stafin e tij të rrjeteve sociale.

Aleanca me dyshen Beleri-Dule apo shkelja e syrit për marrëveshjen e detit, po i sjell Berishës një shpërblim të vogël nga Greqia.

Stafi i Berishës u kujdes të shfaqte takimin e tij me ambasadoren greke Kostandina Kamitsi si dhe praninë në një tryezë me Vangjel Dulen dhe Fredi Belerin.

Nga qeveria, ambasada greke ftoi ministrin e Jashtëm, Igli Hasanin.

Por ky event, u mbajt në ambientet e Kishës Ortodokse Shqiptare. Një takim doktori e pati edhe me kreun e ri të Ortodoksëve, Joan Pelushin, i cili po ashtu mori pjesë me ftesë të Greqisë.

“Ishte një kënaqësi të merrja pjesë në festën Kombëtare të Republikës së Greqisë, të dhënë nga ambasadorja e këtij vendi  Konstantina Kamitsi në Qendrën Kulturore Orthodokse në Tiranë. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore takuam miq e të ftuar, politikanë, deputetë, udhëheqësit më të lartë të Kishës Orthodokse, përfaqësues të njohur të minoritetit grek. Në pritje takova dhe mikpritësen ambasadoren Kamitsi, të cilën e falënderova për ftesën dhe e urova për festën kombëtare”, tha Berisha.

Pak muaj më parë, Kisha Ortodokse Shqiptare në ceremoninë mortore të Anastas Janullatos, fali Berishën, dhe i rezervoi një vend në rreshtin e parë, në krahun e djathtë të kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis ndonëse ky i fundit e ka shmangur disa herë atë, si në Tiranë dhe në Athinë/abcnews,al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!