Berisha “fal” Bashën: Nuk është më deputeti “brava”

schedule16:25 - 25 Mars, 2022

schedule 16:25 - 25 Mars, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shtrirë dorën për pajtim, pas vendimit të gjykatës.

Në një konferencë për gazetarët Berisha tha se nga sot Lulzim Basha do të jetë deputet i PD, dhe nuk do të thërritet më deputeti brava.

Sipas tij Basha me dorëheqjen mori përsipër të gjitha gabiumet dhe dështimet e tij në krye të PD.

“Zoti Basha dha dorëheqjen, mori përsipër të gjithë pasojat e kursit që zgjodhi. Në fakt dorëheqja e tij nuk lidhet vetëm me 9 shtatorin, por ajo ka si background serialin e humbjeve të njëpasnjëshme. Unë nuk kam pse i them më deputeti brava, do i them deputeti Basha”, tha Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!