“Berisha është më frikacak se Meta”, Frrok Çupi: SPAK e ka më të lehtë me ish-presidentin

schedule20:35 - 8 Nëntor, 2023

schedule 20:35 - 8 Nëntor, 2023

TIRANË- Analisti Frrok Çupi tha në “Real Story” se ish-presidenti Meta nuk i ka “veset” e Berishës në raport me drejtësinë. Ai thotë se ky i fundit ka zgjedhur të driblojë deri tani gjykatën duke mos pranuar të njihet me masën e sigurisë.

“Meta është një njeri që thotë “po, unë vij”, sepse nuk ka mendjen e Berishës. Berisha është më shumë frikacak se Iliri. Ilir është pa imunitet parlamentar, SPAK e ka shumë të thjeshtë që brenda, që me të një vërshëllyer bilbilit, shkon”, tha ai.

Lidhur me rastin e ish-presidentit Ilir Meta, Çupi theksoi se bashkë më bashkëshorten janë të përfolur për korrupsion dhe për blerje pushteti dhe “klima e tyre në publik është e ndezur”.

““Është një klimë, e cila është e ndezur ndaj Ilir Metës në publik. Publiku është shumë i ndjeshëm ndaj tij dhe ndaj së shoqes i përfolur për korrupsion, për blerjen të pushtetit,, për ligësi. Q ë nga vilat, te minierat, trafiku i drogës në Meksikë dhe fëmijët që jetojnë dhe studiojnë në një vend shumë të shtrenjtë dhe në një situatë të tillë dhe jo SPAK të ishte, por Zoti të zbriste në tokë do dëgjonte këtë lloj opinionin  dhe nuk mund të krijonte një sfidë kaq të madhe dhe po e thërras formalisht Ilir Meta”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!