“Berisha, edhe dy javë deputet”/ Kuko: Protesta, dëshpërim nga opozita. Një grup i caktuar kërkon ta mbrojë me gjak e tym

schedule13:29 - 6 Qershor, 2024

schedule 13:29 - 6 Qershor, 2024

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko i konsideron të shëmtuara aktet e dhunës nga protestues të Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë, të cilët në protestat e tyre kanë hedhur molotov e djegur goma, si para Bashkisë së Tiranës, por edhe para Kuvendit.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kuko u shpreh se protestat e opozitës nuk frymëzojnë dhe kanë zero kreativitet, teksa shtoi se çdo gjë bëhet për të mbrojtur me gjak e tym Sali Berishën, të cilit i kanë mbetur edhe dy javë nga djegia e mandatit të deputetit.

Sipas Kukos, opozita kërkon destabilitet, por nënvizoi se vendi do të ecë para. Ndër të tjera, Kuko shtoi se opozita duhet të votojë pro komisionit për dezinformimin.

“Ka zero kreativitet, dhe para detyrave që kemi, së pari jemi qytetarë. Këto janë pamje shumë të shëmtuara. Shtyjnë argumentat politike me dhunë. Është teatër shtëtitës, vishen si protestues para Kuvendit, pastaj vishen si mbështetës dhe shkojnë te një rrugicë në Tiranë. Janë imazhe të shëmtuara, nuk frymëzojnë, janë më pak protestues. Më vjen keq ata që besojne te forca e djathtë, por që përdoren për mish për top. Unë mendoj që njerëzit janë shumë të mençur. Është po i njëjti grup që kërkon të mbrojë me gjak, tym një individ të caktuar. Kaanë ngelur edhe dy javë nga djegia e mandatit, këto protesta do të radikalizohen. Duan të duken grupe qytetarësh të thjeshtë, por janë leva të një njeriu të caktuar.

Opozita është shumë më e madhe se 25 persona që hedhin molotov. Është e koordinuar, por njerëzit janë të mençur. Për fat të keq, kemi humbur pak sensin se çfarë duhet të bëjë opozita, por e ka humbur busullën e vet. Në vend që të merren me hallet e qytetarëve, merret me mbrotjen me zjarr të çështjeje. Është për të ardhur keq, kjo duhet të marrë fund. Duket se nuk do të kursehet askush, kjo është pengmarrje e pastër. Kërkohet krijimi i destabilitetit, por nuk ka asnjë negociatë dhe ulje në tavolinë me njerëz që janë subjekt i drejtësisë.

Komisioni i dezinformimit ka të bëjë me luften hibride ne Ballkan, që ka prekur edhe Shqipërinë. Për të shpërndarë panik dhe për të luhatur opinionin publik lidhur me pjesën e zgjedhjeve. Bojkoti tregon edhe kahun nga sheh një forcë politike. Të gjithë do ishin të prirur për të votuar pro. Nuk ka lidhje fare me cënimin e lirisë së medias. Komisioni për reformën në drejtësi, ka të bëjë me detyrat e shtëpisë për të çuar përpara këtë fazë të re reformës në drejtësi.

Është e qartë që ka presion, trysni ndaj pushtetit gjyqësor lidhur me këtë çështje, Besoj se është mendim arkaik se mund të bëjë dikush presion ndaj gjykatës. Ka ikur koha kur në Shqipëri bëhej zhurmë për të arritur një synim politik. Nuk dua të futem në dinamikën e opozitës. Por në parim, rrëmuja nuk është mjet për të bërë presion. Jemi në një fazë të re, kemi një drejtësi të re”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!