Berisha ecën me hapin e… moshës/ Fushata, kreu i PD sfidë me kujtesën dhe harresën

schedule18:15 - 15 Prill, 2025

schedule 18:15 - 15 Prill, 2025

Ilir vrenozi, mbeshtetesi simbol i rezistences se demokrateve, dha alarmin ne televizionit e familjes Berisha. Dhe Berisha e degjoi.

Doktori hoqi kravatën dhe doli per një xhiro te gjate në tregun industrial të Tiranës. Dhe aty Mori shumë urime. Jo për fitoren, por për moshën.

“Respekte për moshën tuaj” “Të na rrosh sa malet” “Shëndet” “Jetë të gjatë doktor”.

Në rrugicat e tregut, doktori gjeti edhe një ish-kolegen e tij infermiere pensioniste, e cila kishte dalë në pension.

“Mbahesh?” “Mbahem” “Pension?” “Po” “270 mijë lekë e kam” “Mirë, do ta rrisim 20%”.

Urimet për moshën duket se i pëlqyen, sidomos kur femijet, qe nuk e mbajne mend as si president, as si kryeminister, kërkonin foto me të.

“Hajdeni te gjyshi, të bëjmë foto. Hajdeni”

Por Berisha u kujtoi shitësve se s’kishte dalë  për foto, por për tu shpjeguar programin. Packa se ndonjehere, e ngaterronte dhe vete.

“Do çojmë tavanin 180 mijë euro per biznes, me taksa, pa taksa dmth”.

“Çmimi i ujit, do pjestohet me dy, do ulet dy herë. Do ua dyfi… do ua ulim”.

“Energjia, do shkojë 60 lekë, do e çojmë sa ishte 6 lekë”.

“Këto janë para, që do ua marrim, më fal do ua japim”

“Qytetarët paguajnë 41 mije euro nga xhepi për shendetësinë” “47 mijë doktor”.

Por doktori eshte me fat. Atehere kur u duk se ngaterresa ju be e madhe, e shpetoi zilja.

“Aaaa, e sheh, e ke lexuar”. “Jam me doktorin, a degjon” “Te fala beju”.

Por disa shitës nuk ishin edhe aq entuziaste per pranine e kreut te shqiperise madheshtore, prane tezgave te tyre, edhe pse doktori u premtonte faljen e gjitha gjobave.

“Po hë mor burr, se kam siklet të dal në kamera” “Hiqeni kamerën, ta takoj pak pa kamera” “Jo, unë e mbaj fjalën, absolutisht, e dini ju, mbaj premtimet”. “ Do ua falim gjithë gjobat”.

Sot, njerezit duan me shume se thjesht heqje gjobash. Ata duan vetëm drejtësi. Por sot, diten kur gjykata vendos per te hetuar korrupsionin e tij te ish partizani, Sali Berisha nuk ndihej edhe aq komod per te folur per kete teme.

“Doktor drejtësi duam” “E vërtetë korrupsion është problem, po gërryen vendin”.

Rrugetimi I gjate I berishes te tregu i tiranes rezultoi ne fund I lodhshem per te.

“Dhe unë ju ftoj, të votoni më 9… më fal më 11 maj”.

Por Sali berisha nuk dorezohet lehte. Ndërsa bridhte në treg, doktori humbi edhe sensin e ores. Stafi i kërkoi të mbyllë ecjen, prej axhendës.

“Doktor, më 12 e 30 ke deklaratë” “Aha, shtyjeni, shtyjeni”.

Ne fund, si qershia mbi torte, I erdhi nje urim nga nje socialiste e re.

Gjithmone perpara.

Hyrjen për në treg doktori e gjeti lehtë, por daljen jo. Shëtitja e tij, ia vlejti, për të takuar disa njerëz, ndonëse eshte veshtire te thuash sesa u vlejti njerezve vete. Por me ecejaket e tij, të paktën këtë të martë, mund ti ketë kompensuar 10 mijë hapat e tij. Jo ne maje te ballkonit, por rrugeve te tiranes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!