Gazetari Ardit Rada nuk e cilëson të rastësishme votën kundër të Sali Berishës dhe Jozefina Topallit në Kuvend, për shkarkimin e Elisa Spiropalit si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rada u shpreh se Berisha tenton të krijojë përçarje në PS.
“Në politikë nuk ka asgjë të rastësishme, nuk ka pse të votohej gabimisht në këtë rast. Mendoj se është veprim i kalkuluar, për të krijuar përçarje në PS, për a nxitur Spiropalin të vijojë sagën e akuzave, për pakënaqësinë e saj për kabinetin qeveritar. Kemi Spiropalin që edhe e pakëanqur, në deklaratën e saj ku shprehet e habitur që Berisha e dinte për shkarkimin e saj, akuzon indirekt kryeministrin e Shqipërisë, si person i influecueshëm nga Berisha, apo që Berisha ka çdo informacion për çdo vendim të tij. Berisha i ka dhënë votën kundër shkarkimit, me tezën që na vjen keqardhje dhe që këtë ta ka bërë Rama”, theksoi ai.
Lidhur me situatën në PD, Rada deklaroi se Flamur Noka duhet të mbrohet nga akuzat e Gazment Bardhit, i cili e akuzonte si posedues të një vile 700 mijë euro dhe organizator të trafikut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar.
“Flamur Noka ka ende pa sqaruar akuzat e Gazment Bardhit, që e akuzonte si posedues të një vile 700 mijë euro, por edhe organizator të trafikut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar. Noka ka nevojë të mbrohet nga akuzat e Gazment Bardhit. PD nuk vërteton dot akuzat ndaj kundërshtarit. Noka do kishte nevojë për mbrojtje nëse SPAK do kishte nisur një hetim. Noka ka nevojë për mbrojtje politike, këtë ia ka siguruar Berisha më mirë se asnjë tjetër. Për momentin, mendoj se armiku më i madh i Nokës dhe që ed etyron të ketë mbrojtje te demokratët, është Ervin Salianji me foltoret që ka nisur”, nënvizoi Rada.


