I lirë dhe për një ditë/ Sali Berisha priti në selinë e PD shqyrtimin në seancë gjyqësore

schedule15:05 - 26 Dhjetor, 2023

schedule 15:05 - 26 Dhjetor, 2023

Mëngjesi i kësaj të marte, kur pritej “arresti në shtëpi” në selinë blu të Berishës nuk kishte asgjë ndryshe nga ditët e zakonshme.

Dhe Sali Berisha fitoi edhe një ditë liri.

Ndërsa dy avokatët e tij mbërritën në SPAK, pak pas tyre, ai ngjiti shkallët e selisë, për të pritur vendimin mes të rinjve, që i kishte ftuar për një bashkëbisedim.

“ Që do ia kishte lakmi gjykata e Adolf Hitlerit dhe gjykata e Edi Ramës”

Ndërsa u jepte porosi për të qëndruar në mision opozitar, në gjykatë u njoftua shtyrja.

“Gjithçka zhvillohet sipas skenarit të Edi Ramës”

U tregua i qetë dhe për gardianët që do i vendosen tek dera e shtëpisë.

“Do të venë polic, i ftojnë të vënë një bataljon, ta rrethojnë rrugicën ku jam unë, s’kam asnjë problem”

Të mërkurën ka shansin të kryesojë, ndoshta protestën e fundit të tij, që rastisë të jetë ajo para Gjykatës së Lartë, për logon e PD-së që e mban Lulzim Basha.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!