Ish- kryeministri Berisha i është referuar debatit të djeshëm në Parlament mes deputetit Agron Shehaj dhe ministres Kumbaro në lidhje me nxjerrjen nga harta e Parkut Kombëtar të Butrintit në një hapësire në bregdet, ku do të ndërtohet një resort turistik 28 milion euro.
Prezantimi i djeshëm i Kumbaros shkaktoi të qeshura në sallë nisur nga fakti se Shehaj nxori një foto ku dukej një gji detar ku do të ndërtohej resorti.
Në lidhje me këtë, Berisha shkruan se bëhet fjalë për një resort që do ta ndërtojë Damian Gjiknuri. /abcnews.al