Demokratët e nisin këtë vit të ri me një traditë të vjetër, foltoret e çdo të hëne. Pasditen e sotme, përpara Kryeministrisë, po mbahet foltorja e shtatë radhazi, ku nuk ka ndryshim nga foltoret e vitit 2025, si për shkak të pjesëmarrjes, ashtu edhe të figurave që janë pjesë e saj.
Gazetari Andon Kello raportoi se ka një numër edhe më të vogël pjesëmarrësish, ndonëse ende nuk ka nisur foltorja nr. 7. Për fillimin e foltores nuk ka surpriza, pasi ato nisin me vonesë, në momentin kur Berisha vjen në podium. Deri në këto momente, të pranishëm janë sekretari i PD-së, Flamur Noka, dhe nënkryetari Boçi.
Edhe në vitin 2026 nuk do të kemi një bashkim mes Berishës dhe Lapajt, ku ky i fundit e ka zhvendosur protestën e ditës së sotme në orën 19:00, për të mos pranuar bashkimin me Berishën.
/ abcnews.al /


