Rithemelimi dhe Partia e Lirisë thirren serish mbështetësit e tyre për të protestuar para bashkisë së Tiranës.
Pjesëmarrja ishte e pakët, megjithatë sërish protestuesit e dhunshëm hodhën shishe Molotov e zjarr drejt godinës së bashkisë, duke u rrezikuar jetën punonjësve të policisë që ndodheshin aty për te garantuar sigurinë e institucionit.
Protestuesit iu përgjigjën thirrjeve të disa prej këshilltarëve bashkiak të opozitës, për të hyrë me forcë në bashki, duke hequr një pjesë të rrethimit metalik të vendosur nga policia si kordon sigurie.
Në vijën e pare te protestuesve te dhunshëm ishin eksponentë drejtues te të Rithemelimit, si Flamur Noka, Gazmend Bardhi dhe Klevis Balliu, por edhe te Partisë së Lirisë, si Tedi Blushi, e Endrit Braimllari, i cili vetëm një jave me parë dha dorëheqjen si nënkryetari i Partise pas përplasjeve me Ilir Metën.
Gjate grumbullimit te njerëzve në fillim te protestës, policia identifikoi dhe shoqëroi 2 të rinj të shpallur në kërkim nga protesta e rreth një jave më parë, të cilëve iu janë gjetur shishe me molotov.
Kjo është e katërta here ne disa jave që protestues te thirrur nga Berisha e Meta dhunojnë me zjarr e Molotov bashkinë, ndërsa protestojnë duke kërkuar largimin e kryetarit. Këto akte kane rrezikuar seriozisht edhe jetën e efektiveve te policisë.
Pas përfundimit te akteve te dhunës këtë te premte një grup ekspertësh morën provat e molotovit të hedhur në dyert e bashkisë, ndërsa policia po punon për të identifikuar personat përgjegjës mes turmës së protestuesve./abcnews.al