Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha e ka marrë mesazhin”/ Nura: Fletëthirrja e tretë për në SPAK e ka trembur, të ketë zgjidhje juridike për 21 Janarin

schedule13:33 - 18 Nëntor, 2025

schedule 13:33 - 18 Nëntor, 2025

Analisti Artur Nura thotë se ish kryeministri Sali Berisha e ka marrë mesazhin për t’u paraqitur në SPAK, për të dëshmuar si person në dijeni, për 21 Janarin.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Nura u shpreh se fletëthirrja e tretë, e ka trembur kreun e PD.

Nura shtoi se për 21 Janarin, SPAK duhet të japë zgjidhje juridike.

“21 Janari është një çështje që do zgjidhje juridike. I takon institucioneve të drejtësisë që të japin një përgjigje. Një ndëshkim moral, duhet ta japë institucioni i drejtësisë, për ata që nuk jetojnë më. Vëmendja është e opinionit publik, sipas sondazhit, ai që ka qenë në pushtet, ka përgjegjësinë më të madhe. Aty lexohen tendencat e opinionit publik, për atë çështje. Duhen gjykuar përgjegjësit e asaj ngjarjeje. Duhet përgjegjësi politike për atë që ka ndodhur.

Nuk do jetë e premtja, ku ka udhëtim të paralajmëruar jashtë shtetit, tregon se Berisha e ka marrë mesazhin. Do paraqitet si person në dijeni. Informacioni që zoti Berisha ka, do t’i vlejë investiguesve. Palët janë të detyruara nga vendimi i një instrumenti ndërkombëtar. Kjo duhet të marrë përgjigje juridike.

Edhe zhvillimet e tjera, kanë ulur besueshmërinë e qytetarëve ndaj SPAK. Janë perceptime dhe mbeten perceptime. Mungesa e mos përgjigjes së zotit Berisha, konvertohet me votë. Protesta e PD është demokratike, por nuk po mbledh njerëz. Me Berishën, do kemi gjithmonë e më pak mbështetës. Një ngritje e PD do të na bëjë mirë të gjithëve”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!