“Berisha e ka lënë vendin pa opozitë, Foltorja biznes familjar”/ Mertiri: Po angazhon të bijën se nuk i beson më askujt

schedule18:00 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 18:00 - 29 Dhjetor, 2023

Analisti Ergys Mërtiri, në një intervistë për “Newsline” me Viol Xhafaj, theksoi se Sali Berisha e ka lënë vendin pa opozitë. Ai thotë se retorika e Berishës se nuk do të heqë dorë nga PD është e vjetër.

“Retorikë e vjetër e Berishës se unë nuk heq dorë, jemi më të vendosur se kurrë, revolucioni fillon tani. Retorikë që dëgjohet prej 33 vitesh dhe tani mund të thotë se edhe në hënë do ta drejtojë PD-në. Janë shprehje që po t’i marrim seriozisht, tregon një çrregullim të atij që thotë dhe duket se është i qetë dhe i kthjellët në atë që thotë. Thjesht fakti se mendon se pa të nuk bëhet, tregon se e ka degjeneruar atë parti. E ka zvogëluar dhe çuar partinë në këtë gjendje, e cila është në mjerim se ka prodhuar një situatë që e ka lënë vendin pa opozitë. Mënyra se si bën politikë, bën politikë destruktive dhe ajo që ka bërë për PD-në, di të shkatërrojë por jo ta mbajë. Nuk lë forcë tjetër opozitare, nuk krijon kushte që të mbijë një bimë tjetër përveçse e tija.”, tha analisti.

Duke u ndalur tek shfaqja në publik e Argita Malltezit, analisti theksoi se Berisha kërkon të fusë të bijën në politikë për të marrë drejtimin e partisë pasi nuk i beson më askujt. Megjithatë, sipas analistit, do të vijë një moment që Berisha do të tradhtohet nga të tijët pasi nuk duan të marrin mbi supe koston e të qenit një kryetar fals.

“Dukshëm kuptohet që zonja Malltezi ka hyrë si personi që do të jetë në këmbët e të atit që do ta drejtojë partinë. Tregon për një parti që nuk është më forcë politike por një biznes familjar, një grup familjar, i cili ruan dhe trashëgon pushtetin brenda familjes. Kjo s’mund të jetë fprcë politike alternative ndaj qeverisë, nuk gëzon impatinë e njerëzve që mund ta mbështesin. Ka edhe një arsye tjetër për Argitën. Berisha tashmë nuk i beson më askujt. Sado ka njerëz që i servilosen dhe po ta shohësh edhe në retorikë, pjesa më e madhe e atyre që e ndjekin e imitojnë Berishën në terma dhe diskurs por edhe në gjestikulacione. Kjo për të treguar devotshmërinë. Berisha sado që i ka këta të nënshtruar nuk i beson më askujt sepse duke qenë kaq i dobët kushdo do ta tradhtonte por ai nuk i beson më kujt prandaj do të zgjedhe nje njëri brenda familjes. Qoftë Argita apo kushdo do të vijë një moment se do t’i thojë stop se nuk ecet më kështu.“, shtoi Mërtiri.

Një koment pati edhe për një foto të Bashës që qarkulloi në rrjet ku bënte rolin e Deejay-t.

“Kjo anën e kundërt. Kërkon të shfaqë anën tjetër se e ardhmja është tek ne se atje është vdekja. Problemi është që Bashës do t’i duhet të tregojë nëse do të dijë vërtet të mbushë vakumin që do të lërë pas arkivoli politik i Berishës.”, përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!