Ky dokument që mban firmën e Bahri Shaqirit, drejtues i Shërbimit Informativ është i para 16 vitesh.
Në atë kohë, Sali Berisha ishte kryeministër dhe kjo letër i mbërrinte qeverisë së tij për t’i treguar se veprimtaria e Fredi Belerit kishte filluar të bëhej shqetësuese. Element ekstremist që mund nxisë trazira, në prag të zgjedhjeve lokale, i thoshte SHISH ministrit të jashtëm të kohës, Besnik Mustafaj.
Madje shërbimi informativ paralajmëronte qeverinë se persona nga Greqia mund të vinin nën organizimin e Belerit, për të shkaktuar probleme në favor të Vasilaq Bollanos.
Berisha dhe qeveria e tij që në vitin 2007 e dinin se Alfred Beleri është një person i dënuar, i shpallur në kërkim për “thirrje për urrejtje nacionaliste”, në prag të zgjedhjeve vendore, sepse saktësisht kështu jua përshkruante Bahri Shaqiri.
Por këtë pranverë Berisha i mbylli sytë dhe pranoi që një njeri që e njihte mirë për anët e errëta, ta kandidonte në emër të Koalicionit Bashkë Fitojmë.

Dokuemti është publikuar nga Taulant Balla, i cili thotë se: Sot ky person është kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës në Himarë dhe për turpin e tyre guxon të flasë për helenizim të Himarës. Ky është kulmi i maskarallëkut për të tre”.
Beleri u kandidua nga Koalicioni Bashkë Fitojmë, si një ofertë politike e PBDNJ-së së Vangjel Dules që është po pjesë e kësaj aleance politike./abcnews.al

