Në më pak se 1 orë, në “Stadio Carlo Castellani”, vendasit e Empoli do të presin “bardhezinjtë” e Juventus, në sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Përsa i përket formacioneve tekniku i vendasve, Paolo Zanetti ka vendosur t’i rreshtojë “të kaltërit” e tij me formulën, 4-3-2-1, ku në portë është vendosur “gardiani” i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha e para tij në mbrojtje Bereszynski, Walukiewicz, Luperto e Pezzella. Para tyre në mesfushë janë pozicionuar Fazzini, Marin e Maleh, ndërsa Baldanzi e Cambiaghi janë vendosur pas “bomberit” të vetëm, Francesco Caputo.
Në krahun tjetër, tekniku Massimiliano Allegri ka vendosur të përdorë për “bardhezinjtë” e tij rreshtimin e zakonshëm 3-5-2, ku në portë nuk ka sesi të mungojë Mattia Perin e para tij në mbrojtje Gatti, Bremer e Danilo. Në krahët e fushës vijnë Filip Kostic e McKennie, ndërsa Rabiot, Locatelli e Miretti mbulojnë qendrën. Ndërkaq, sulmi i është besuar dyshes, Chiesa-Vlahovic. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: