Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se Sali Berisha duhet të lejojë një fytyrë të re qeverisjeje në PD. I ftuar në emisionin “Bardh a Zi”, Mediu tha se opozita ka nevojë që të hapet në ide dhe në njerëz. Sipas tij, ajo duhet të jetë luftarake jo vetëm në rrugë por edhe në ide të reja.
“Opozita sot duhet të mendojë se është shumë më e vogël për t’u përballur me të keqen, duhet të hapet në ide dhe në njerëz. Kemi kapital të jashtëzakonshëm intelektual jashtë Shqipërisë dhe është e rëndësishme për mënyrën se si duhet ta bëjë këtë të qaset. Ne bëmë një mbyllje me reformën zgjedhore sepse heqja e garës heq një objektiv se kush është i zoti ose jo.
Por prapë se opozita, lidershipi i PD zoti Berisha duhet të dalë të japë një shfaqje të një fytyre të re qeverisjeje me këta njerëz. Nuk duhet më fotografia e vjetër. Kemi nevojë të ndërtojë një opozitë ndryshe, luftarake në rrugë dhe në ide.”, u shpreh ai./abcnews.al