Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha duhej të kërkonte azil tek Maduro”, Mahmutaj: Udhëtimi i tij drejt Brazilit, përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë

schedule23:47 - 20 Nëntor, 2025

schedule 23:47 - 20 Nëntor, 2025

TIRANË– Zhurma është në Tiranë, por Berisha ka bërë valixhen gati. Në selinë e PD kjo e enjte ishte heshtje, sepse doktori kalon oqeanin. Jo për të realizuar ëndrrën amerikane, por pak më poshtë. Do dalë xhiro një vend ekzotik, Brazil.

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur më 21 janar të 2011, tha se Berisha më mirë duhet të shkonte në Venezuelë dhe të kërkonte azil politik. Sipas tij, Berisha po tenton t’i shmanget përballjes me drejtësinë.

Në gjykimin tim personal Berisha ka bërë gabim personal që nuk ka shkuar të kërkojë azil politik të Maduro. Berisha për t’iu shmangur drejtësisë për 21 janarin dhe kusureve që ka bërë për 34 vjet në kurriz të shqiptarëve, përpiqet me çdo kusht për t’iu shmangur drejtësisë. Shpik histori të tillë, që shkon në Brazil. Ai i ka këto metoda pune dhe këto sjellje i ka kultivuar në 34 vjet.

Ka zgjedhur rrugën më të gabuar dhe më infantile për të bërë këto veprime. Shpik historitë për të shkuar në Brazil për të parë karnavalet në Brazil. Të shkonte në Dubai, ku janë mbledhur të gjithë çunat. Të kërkuarit e drejtësisë shqiptare janë mbledhur të gjithë në Dubai, sepse nuk kemi ekstradimi.

Mos të shkonte deri në Brazil, por të shkonte në Dubai. Maduro i jep azil politik si antiamerikan direkt dhe mos të them se i jep dhe pasaportën e Venezuelës”, tha ai.

Gazetari i njohur duke folur në emisionin “Ora e Fundit”, theksoi se Berisha ka apartamente në shumë vende të Evropës, ndërsa familjarët e tij zotërojnë prona edhe në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd.

“Ai ka banesa dhe apartamente në shumë vende europiane dhe këtë e thoshte me krenari vite më parë. Berisha ka dhe prona në Serbi, në Beograd, sepse lojën e tyre e ka bërë. Mediat kanë publikuar pak kohë më parë se ka apartamente në Beograd. Janë familjarët e Berishë, që kanë prona në Beograd. Pse të shkonte deri në Brazil, pse të shkonte aq larg, ka kaluar dhe oqeanin. Berisha e bëri politikën shqiptare çorape, dhe e mbylli me turp. Ai do t’i fshihet drejtësisë, por nuk do ti fshihet verdiktit të drejtësisë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!