Berisha dorëzon trimërinë në gjykatë/ Gogu: Ligjvënësi më i vjetër, më në fund iu nënshtrua ligjit

schedule20:28 - 13 Nëntor, 2023

schedule 20:28 - 13 Nëntor, 2023

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu thotë se ish kryeministri Sali Berisha, si ligjvënësi më i vjetër, tanimë po i nënshtrohet ligjit dhe organeve të drejtësisë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gogu u shpreh se Berishës i mbaruan të gjitha hiletë për t’iu shmangur drejtësisë.

“Kuvendi ekziston. Kuvendi po bën punën për të cilën është krijuar, që të miratojë ligje. Në fakt, po të ishim në një vend normal, nuk do kishim bërë lajm, sepse ligjvënësi më i vjetër, më në fund iu nënshtrua ligjit. Po ta themi këtë gjë në Angli, do thonim kjo është gjëja më normale, që bën një ligjvënës, i nënshtrohet ligjit. Ligjvënësi e di shumë mirë forcën e ligjit, kështu që ligjvënësi nuk i bën karshillëk ligjit, por këtu me sa duket, prestigjatorit politik i mbaruan hiletë, kjo është e gjithë fabula.

Odiseja 2-vjeçare që nisi që do shkojë në gjykatë, madje u gjet edhe një gjykatë franceze, që të provohej pafajësia dhe të mbrohej dinjiteti, më në fund tani ka nisur. Mbrojtja për dinjitetin ka nisur,ka mundësitë të shkojë në një gjykatë shqiptare. Të shkojë atje dhe të provojë pafajësinë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!