Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha donte vdekjen e Marisa Lino”/ Çupi: Urdhëroi gardën të sulmonte makinën e ambasadores

schedule23:47 - 4 Shtator, 2025

schedule 23:47 - 4 Shtator, 2025

Analisti Frrok Çupi thotë se ish kryeministri Sali Berisha kërkonte vdekjen e ish ambasadores amerikane në vendin tonë, Marisa Lino.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se Berisha urdhëroi gardën të sulmonte makinën e ambasadores.

“Ne ndodhemi në një moment ku opozita ndodhet në shkretëtirë, nuk ka asgjë rreth opozitës. E gjithë opozita ka zbarkuar në Bruksel për të penguar Shqipërinë që të bëjë hapa para. Që kur Brukseli ndodhet përballë opozitës së Shqipërisë, veshët i mbyll dhe shikon lëvizje me duar të Tabakut dhe Berishës, por nuk i dëgjon më. Derisa, edhe vitet e fundit, përfaqësuesit e SHBA, Këshillit të Evrpës, troklitën në dyert e mazhorancës, po formohet qeveria. Nuk kanë takuar asnjë prej njerëzve të opozitës. Opozita në Shqipëri është e pavlerë. Berisha arrin gjiothçka, shumnë në atë që synon. Me këtë zgjatje në Kolegjin Zgjedhor, e shtyu edhe disa ditë certifikimin e zgjedhjeve. Berishës ia kërkojnë që Shqipërinë ta zhysë në qorrsokak, gjë që nuk e ka në dorë. Si mund të pranojë SHBA të ketë marrëdhënie me Berishën, kur ka krime të mëdha të tij.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!