Berisha: Do i sjell një fytyrë të re PD-së. Dënimi i Tahirit i trukuar, avokati dha dy mesazhe

schedule20:51 - 7 Shkurt, 2022

schedule 20:51 - 7 Shkurt, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do të rikthehet në krye të Partisë Demokratike nëse merr besimin e anëtarësisë. Berisha deklaroi se nëse zgjidhet do i kthejë Partisë Demokratike një fytyrë të re.

“Me asnjë diskutim. Do ta pranoj dhe do bëj gjithçka duhet. Nuk paragjykoj votën e anëtarësisë së PD që do zgjedhë kryetarin. Nëse me zgjedhin mua garantoj që do i jap një fytyrë të re Partisë Demokratike. Do ketë një rol diaspora, gruaja dhe vajza shqiptare”, tha Berisha në Klan News.

Ai foli edhe për dënimin e Saimir Tahirit. Berisha i konsideroi mesazhe gjestet e avokatit të Tahirit që nga paralajmërimi për politikanët deri te paketat e cigareve që kërkoi për klientin e tij para deklaratës për mediat.

“Dënimi i Tahirit ishte vendim i trukuar i drejtësisë së George Sorosit nga Edi Rama. Po të lexosh pikën katër të vendimit të gjykatës, nuk ka gjykatës që mund të japë sipas asaj pike më pak se 15 vite. Po t’i japësh domethënien ligjore ai shkon te 40-42 vite. Kurrë ministri i Brendshëm s’do arrinte dot të kanabizonte vendin. Që me oficerin në Tepelenë.

Edhe dy paketat ishin kod. Avokati i Tahirit është i zoti dhe është njeriu i marrëveshjes. Detyrohej që me disa gjeste të mbulonte marrëveshjet”, tha Berisha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!