Doktori doli në konferencë, e pretendon se pas aktit të Trump ndaj George Soros, non-grata e tij tashmë ka rënë.
“Tani, ditë e madhe në histori. Personi që loboi për ‘non gratën’ time subjekt i RICO-s. Si të duket ty. Ja shife. Një. Dy, personi që firmosi nuk hyn dot në asnjë ndërtesë federative të vendit të tij. ‘Non grata’ në çdo ndërtesë. Si të duken ty këto zhvillime, me thuaj pak. Këto për mua janë zhvillime të jashtëzakonshme, jo vetëm personale, por për mbarë SHBA-të, partnerët e tyre dhe mbarë botën.”
Madje doktori bëri dhe orakullin. Ai tha se e ka parashikuar non-gratën e Sorosit prej vitit 2017, kur e kërkoi nga çadra e Lulit.
“Unë vij sot edhe për të rikujtuar se 8 vite më parë e kam shpallur Sorosin një monstër të njerëzimit. I kam kërkuar publikisht Senatit dhe Kongresit të SHBA që të ndalojnë me ligj veprimtarinë e tij kriminale, antidemokratike jashtë SHBA. E vërteta është se po në këtë fjalë publike, unë kërkova shpalljen e tij non-grata.”
Megjithatë, në këtë rast vlen një fact-check i thjeshtë. E para, Sali Berisha vijon të jetë non-grata nga SHBA. Kjo faktohet ende në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit. E dyta, Soros nuk u shpall non-grata.
Presidenti Trump nxori një akt për ti kërkuar drejtësisë amerikane ta ndjekë penalisht për RICO, ose ndryshe organizatë kriminale të cilat përdorin korrupsionin, mashtrimin apo shantazhin, në rastin e tij për nxitjen e protestave në SHBA. Berisha nuk i dëgjon faktet, por i pëlqejnë justifikimet dhe disa arsye pse vijon të mbetet në opozitë.
“Ata u bënë mbështetje kryesore e dhunimit të zgjedhjeve dhe pranimit të zgjedhjeve të dhunuara pa u numëruar ende votat siç ishte rasti i vitit 2021. Për të konsoliduar pushtetin e krimit të Edi Ramës, Xhorxh Soros, fondacioni i tij dhe i biri i tij, u angazhuan në të ashtuquajturat reforma që kishin vetëm një qëllim: monizmin dhe narkoshtetin në Shqipëri.”
Një tjetër fakt është se administrate Trump i njohu zgjedhjet e 11 majit. Këtë të enjte në Shqipëri ato morën edhe vulën përfundimtare nga Komisioni Rregullator. Po Berisha?
“Nuk i njeh zgjedhjet, kemi deklaruar. Përfaqësuesit tanë mbajtjen një qëndrim dinjitoz në komision. Shprehën mendimet, këto ishin një farsë e vërtetë elektorale.”
Por farsa e vërtetë mbaron tani në shtator. Farsaa e Sali Berishës që si çdo katër vjet, bërtet faull po pastaj futet në parlament./abcnews.al

