Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha del nga selia, u bashkohet protestuesve

schedule19:25 - 7 Korrik, 2022

schedule 19:25 - 7 Korrik, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga selia e Partisë Demokratike. Protesta e thirrur prej tij ka nisur zyrtarisht.

Berisha i është bashkuar turmës së qytetarëve. Ai shoqërohet nga nënkryetari Luçiano Boçi dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri do t’u bashkohet qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.



“Shqipëria në rrezik: Mos thuaj ç’më duhet mua”, është slogani i protestës së sotme thirrur kundër qeverisë. Qëllimi i demokratëve sikurse e kanë deklaruar është largimi i Edi Ramës.

Në protestën e sotme do të ketë një sërë fjalimesh dhe do të mbyllet me atë të ish-kryeministrit Berisha. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!