Berisha del “garant”/ Kreu i Foltores: Nuk lëviz, të vijnë nëse duan

schedule15:40 - 9 Qershor, 2023

schedule 15:40 - 9 Qershor, 2023

Deputetët demokratë që u shanë, u ofenduan e gati sa nuk u sulmuan fizikisht, nga militantët e Lulzim Bashës, të mërkurën në të gdhirë, kanë të hapur një derë tjetër më të sigurt, se sa ajo brenda murrve të selisë së PD-së zyrtare.

Është Sali Berisha ai që u del në krah atyre, duke u ofruar mundësinë e rikthimit në selinë e ish-SHQUP-it.

Por ka një kusht për deputetët, që pasi u distancuan nga ai, ta pranojnë si drejtues të tyre.

 “Jo që nuk bëj hap prapa, por bëj hapa para”

Deputetët qëndruan me Lulzim Bashën, në momentin që Berisha mori me dhunë selinë blu, më 8 janar të 2022.

Por tashmë të sulmuar edhe vetë militantëve të Lulzim Bashës, që presin rikthimin e tij në krye të PD-së, Berisha u del garant dhe i fton ata që të bisedojnë e negociojnë, për forcimin e grupimit të tij, për zgjedhjet e 2025.

“Unë i ftoj ata që të ulen të diskutojnë, të vendosin për më të mirën për PD-në, për opozitën, për të ardhmen e vendit”

Grupi i sulmuar u deputetëve të PD-së zyrtare, mes të cilëve, Bardhi dhe Tabaku,  deri më tani nuk kanë dhënë sinjal se do të shkojnë të Foltorja e Berishës.

Është i dukshëm fakti tjetër, që përvec dy grupeve të PD-që, përçarja është edhe me thellë, prej që kur Lulzim Basha është rikthyer aktiv dhe me projektin e qartë, për të rimarë kryesimin e PD-në, që sikundër e pohon dhe vet, nuk ka ikur asnjë ditë, jo vetëm me shkresë, por edhe me kontrollin mbi PD-në./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!