Pas bulevardit, edhe selinë e gjeti bosh. Doktori lajmin e madh nga Brazili, ia dha vetëm disa gazetarëve që nuk e kanë gjithmonë për detyrë të dëgjojnë bëmat e tij.
“Ishte nder i madh për mua, që u propozova dhe u zgjodha zv/president i organizatës më të vjetër dhe më të madhe në botë të partive të qendrës së djathtë. Ishte një vlerësim i jashtëzakonshëm për qëndresën e Partisë Demokratike, në mbrojtje të vlerave, të lirisë, demokracisë, shtetit ligjor, që ndan me partitë e tjera.”
Pra për doktorin, në Brazil. deti u bë kos. Por a e ha kush? Kështu, Berisha përveshi mëngët nga Brukseli. Sulmoi znj.Kos dhe ambasadorin e BE, Silvio Gonzato.
“Opozita ndodhet para disa sulmeve të targetuara të individëve të caktuar që janë në Komisionin Europian ose që përfaqësojnë në Shqipëri, Bashkimin Europian.
Marta Kos, një adhuruese pa kushte për arsye të saj, të Edi Ramës dhe bëmave, gjëmave të tij.
“Të ngjashme, por jo identike me qëndrimet e zonjës Kos janë qëndrimet e ambasadorit Gonzato, i cili është një përçues i propagandës së paguar të Edi Ramës dhe i dezinformimit të papërmbajtur.”
Por Komisioni Europian sot drejtohet nga partitë e qendrës së djathtë, të cilat kane grupin më të madh parlamentar në Bruksel, dhe kjo po përfundon në një luftë brenda familjes. Zv.Presidenti Berisha, faktikisht po sulmon të djathtën europiane.
Ndryshe nga herët e kaluara, doktori nuk tha asnjë fjalë për foltoren. Mesa duket, pjesëmarrja foli vetë.
Edhe sondazhet flasin për një rënie të madhe të Partisë Demokratike, në 27%. Me ndryshimin se, kësaj radhe Berisha ka humbur edhe vendin e dytë, dhe ka rënë në të tretin, sepse përqindja e atyre që nuk preferojnë asnjë nga dy partitë tradicionale, ka shkuar në 27.6%.
Hallin e numrave Berishës nuk ia zgjidhin ndërkombëtarët, por demokratët, që nuk u bëjnë më përshtypje as protestat as brazili, por i kërkojnë vetëm një gjë doktorit, ndryshimin ta nisë nga vetja.
“Doktor mos vazhdo më foltoret se Pupupupupu, nuk të vijnë më njerëz. Pastro shtëpinë doktor, pastro shtëpine, akoma me mentalitet komunist e servila do vazhdojmë?”

