Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha braktis protestën pro UÇK-së/ Bejko: Veprim i pritshëm! Të gjitha palët duhet të jenë krah çlirimtarëve

schedule18:35 - 15 Tetor, 2025

schedule 18:35 - 15 Tetor, 2025

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, analisti Roland Bejo ka komentuar qëndrimin e ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me protestën në mbështetje të krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar refuzimin e tij për të marrë pjesë si të pritshëm, megjithëse një pjesë e madhe e demokratëve do të jenë të pranishëm.

Sipas Bejos, protesta ka një rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare dhe duhet të bashkojë të gjitha palët politike shqiptare. Ai kritikoi Berishën për qëndrimet e tij kontradiktore dhe për faktin që, sipas tij, është më i interesuar për të ruajtur pushtetin në krye të PD-së sesa për çështjet madhore kombëtare.

Analisti shprehu gjithashtu mbështetje për qëndrimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe theksoi se protesta do të jetë një manifestim i fuqishëm solidariteti për çështjen shqiptare.

“Nuk është ndonjë çudi e madhe që Berisha do të refuzojë protestën në mbështetje të krerëve të UÇK, edhe pse shumë demokratë do të marrin pjesë. Bëhet fjalë për të mbrojtur popullin e Kosovës. Të gjitha palët duhet të ishin në këtë protestë, pasi ka një rëndësi të jashtëzakonshme solidariteti të të gjithë shqiptarëve në këtë protestë. Për çështjen e të gjithë shqiptarëve për të bërë një manifestim jashtëzakonisht të nevojshëm për këtë forcë që çliroi Kosovën, është një protestë me përmasa të mëdha.

Më vjen keq që nuk jam në Shqipëri, sepse do të merrja pjesë. Unë personalisht besoj që Berisha është misionar për të qenë misionar në krye të PD, por s’e  kam kuptuar asnjëherë se çfarë lloj misioni ka. Edhe për anëtarësimin e Shqipërisë, Berisha ka bërë thirrje që të mos pranohej Shqipëria në BE, sepse nuk është gati. Berisha është shpallur “non grata” nga perëndimi, i intereson vetëm karrigia dhe të jetë në krye të PD. Berisha është kontradiktor.

Kurti është bllokuar nga bota perëndimore. Kurti dhe Berisha i dërgojnë mesazhe njëri-tjetrit për të mos marrë pjesë. Mbështes qëndrimin e Presidentes Vjosa Osmani. Protesta do të japë një mesazh të rëndësishëm për çështjen kombëtare”, tha analisti Roland Bejko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!