Berisha betejë për marrjen e PD-së, simpatizantët votojnë në referendumin për shkarkimin e Bashës

schedule08:19 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 08:19 - 18 Dhjetor, 2021

Dy veprimtari të rëndësishme, të organizuara nga kryetari Lulzim Basha dhe ish-kryetari Sali Berisha, kanë vënë sot në lëvizje të gjithë demokratët.

Bëhet fjalë për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha për të riorganizuar opozitën pas kundërshtive, që lindën në radhët e saj lidhur me përjashtimin e ish kryetarit Berisha nga grupi parlamentar, si politikan i përcaktuar i papërshtatshëm nga SHBA, së bashku me familjen.

Nga ana tjëtër Sali Berisha pas Kuvendi Kombëtar të 11 dhjetorit, ka thirrur sot një referendum me përkrahësit e tij për të shkarkuar kryetarin Basha, si pjesë e një aksioni, që ai quan rithemelim të partisë.

Referendumi i Berishës ka nisur në orën 08:00 deri më 17:00. Berisha tha sot se në orën 17:00, Lulzim Basha do të shkarkohet përfundimisht nga kryesimi i PD-së.

Nisma e Rithemelimit të PD-së, ka ngritur edhe një Komisionin për organizmin dhe certifikimin e Referendumit.

Por si duket situata në qarqet e vendit me Referendumin kundër Bashës, të kërkuar nga Sali Berisha?

Në Gjirokastër janë gjithsej 1100 anëtarë demokratë me të drejtë vote në Bashkitë Gjirokastër, Libohovë dhe Dropull, të cilët do të shprehin verdiktin e tyre në referendum. Janë gjithsej 4 qendra votimi që do të jenë në Pallatin e Sportit, në lokal në qendër të Lazaratit. Në një lokal në Libohovë dhe tek ish-zyra elektorale e

Qarku Korcë ka 9 qendra votimi, ku 2 prej tyre janë në ish-kinematë dhe 1 në qendrën kulturore të fëmijëve.

Në Durrës, 2700 anëtarët e kësaj partie janë ftuar në Pallatin e Kulturës të shprehin me votë vullnetin e tyre.

Dega Krujë, e cila ka rreth 700 anëtarë pritet të votojë në dy qendra votimi, një në Thumanë dhe një në Krujë.

Ndërsa dega e partisë demokratike e Fushë Krujës ka 870 anëtarë. Votimi pritet të zhvillohet te qendra shëndetësore e ku është dhe zyra e partisë.

Në Berat referendumi mbahet te Pallati i Kulturës.

Në Shkodër referendumi mbahet në 9 qendra, dy në qytet 7 në njesitë administrative. Shoqata e ish-të Përndjekurve u rendit në mbështetje të rithemelimit të Partisë Demokratike nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Në Vlorë janë rreth 1400 anëtarë të PD-së, ku qendra e votimit do të jetë pranë selisë së PD. Ndërkohë nga një qendër votimi do të ketë edhe në Selenice e në Himarë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!