Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha bën thirrje për gjakmarrje/ Doktori: Rama e ka inatin me demokratët e Thethit

schedule15:07 - 17 Korrik, 2025

schedule 15:07 - 17 Korrik, 2025

Berisha e gjeti më në fund arsyen e vërtetë. Rama shembi ndërtimet pa leje në Theth, sepse Thethi qenka blu.

“Pse kjo?

Ky është rezultati i qendrës së votimit ku ju patë atë krim të shëmtuar.

PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota.

Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre.”

Po kur doktori nuk bashkon dot as demokratët kundër Ramës, si i bashkon malësorët?

“Unë u bëj thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre.

Nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi, i cili rrezaton çdo ditë armiqësi, urrejtje, negativitet ndaj tyre.”

Ai u bëri thirrje të mos i shesin tokat, ose do ketë gjakderdhje.

“Çdo përpjekje për të rrëmbyer pronë private në veri është një përpjekje për të nxitur gjakderdhje, për të nxitur armiqësi, urrejtje dhe përçarje.U bëj thirrje qytetarëve, asnjë metër katror tokë mos u shisni njerëzve të dyshimtë, njerëzve me para të pista apo me origjinë të paqartë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!