Berisha: Bashën e kam njohur para vajzës dhe dhëndrit, në 2013 kandidoi vetëm ai dhe Olldashi

schedule22:24 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 22:24 - 16 Dhjetor, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer për herë të parë njohjen me Lulzim Bashën. Ai tha në Opinion se është takuar me të para vajzës dhe dhëndrit të tij  Berisha deklaroi se e dha dorëheqjen për të hapur rrugën e garës pasi humbi zgjedhjet dhe të vetmit që u paraqitën ishin Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha.

“Unë Bashën e kam njohur që në vitin 91. Ka ardhur tek unë për herë të parë me Bajen Kohen I cili ishte një personazh shumë I njohur, një patolog holandez që kishte kontribuuar në Kosovë. Mund të ketë ardhur me pantallona të shkurtra. Nga e kishte njohur Basha Bajen Kohen? Nuk e di. Ai për mua ishte një personalitet që kishte kontribuar për fëmijët në Kosovë. Në atë kohë kisha njohur Lulzim Bashën dhe Aurela Bashën. Aurela Basha bashkë me një zonjë tjetër amerikane kishin një organizatë të shoqërisë civile dhe ndiqnin jetën parlamentare dhe vinin rregullisht në Strasburg në parlamentin e Europës.

Ideja e Kopit ishte një ide që më kishte lindur me kohë. Ku t’i gjeja njerëzit. Kisha një nga disa nga këta që ishin në Kosovë. Vajza ime nuk ma ka propozuar Lulzim Bashën. E kam njohur para vajzës dhe dhëndrit. Edhe po të kthehemi prapë, absolutisht do ta merrja. Sali Berisha ka dhënë dorëheqjen duke deklaruar se përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve në 2013 është Sali Berisha. E bëra për t’u hapur rrugën e garës të tjerëve. Asnjeri përveç Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit nuk u paraqit për garë. Një gjeneratë e re erdhi në timon”, tha Berisha.

Ai u shpreh se ka arritur të bashkëpunojë edhe me njerëz që kanë qenë kundër tij, duke theksuar se ky kriter përjashtohet nga ligji i tij i bashkëpunimit.

“Ashtu si mund ta dish ti unë kam bashkëpunuar me sukses të plotë edhe me njerëz që ndoshta kanë shkruar libra kundër meje. Në ligjin tim të bashkëpunimit kam një qëndrim. Nuk kërkoj kurrë nga bashkëpunëtori im atë që ai nuk mund të bëjë. Përpiqem të gjej atë që mund të bëjë. Përpiqem të marr nga ajo që ai mund të bëjë. Lulzim Basha bënte shumë mirë misionin që i ngarkoje. I ngarkova rrugën dhe nuk e lëshoi”, u shpreh ai. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!