Berisha: Basha e di, do e nxjerrim nga selia me “pekule”, s’do e gjuajë kush me mjete luftarake

schedule13:39 - 7 Janar, 2022

schedule 13:39 - 7 Janar, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha nga selia e PD ka deklaruar se kryedemokratin Lulzim Basha do ta nxjerrin nesër nga selia blu.

Protesta nis nesër realizon qëllimet dhe siç e kam theksuar ky revolucion nuk ndalet. Basha e di se do nxirret nesër (në të qeshura)”, tha Berisha.

Nëse Basha nuk del, Berisha deklaroi se do ta nxjerrë ai bashkë me grupin mbështetës me pekule. Ish-kryeministri u shpreh se protesta e 8 janarit do të jetë paqësore dhe do të përdorën të gjitha mjetet teknike për të hyrë në godinë, por theksoi se nuk do të përdoret dhunë.

“Kush tha? Atë se thotë as ai vetë, ai e di që do të nxirret nesër. Ndaj bunkerit përdoren mjete teknike paqësore. Nuk do e gjuajë kush me mjete luftarake. Midis nesh nuk ka e nuk do të ketë kurrë njerëz të armatosur. Me pekule, me pekule do e nxjerrim. Ju falenderoj për punën e shkëlqyer që keni bërë. Ka qenë rast unik për mediat, për të transmetuar skena turpi të imagjinuara”, shtoi Berisha.

Berisha u shpreh i vendosur se ditën e nesërme dyert e selisë së Partisë Demokratike do të hapen nga anëtarësia e kësaj force politike. Berisha u shpreh me ironi se blindat e vendosura për fortifikim në dyert e selisë do të hiqen dhe do t’i dërgohen me kamion afër shtëpisë Lulzim Bashës që t’i përdorë për çfarë të dojë. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!