Këtë të hënë në emisionin “Log”, me gazetarin Endri Xhafo, analisti Neritan Alibali deklaroi se Partia Demokratike duhet të realizojë një reformim rrënjësor.
Alibali gjithashtu theksoi se në të djathtën shqiptare ka trafik partish, duke shtuar se detyra e vetme e Lulzim Bashës është të mundë kryeministrin Rama.
Lexo edhe: Dështuan, PD fut në “skaner” drejtuesit politikë, Nazarko: Basha po e përdor për spastrime
Më tej ai theksoi se do të jetë e pafalshme nëse pas krijimit të strukturave të reja dhe pas fitimit të mandatit nga Basha, të dalin sërish dhe të thonë që PD u grabit.
“Njeriu i cili e ka më të qartë se kushdo që ka vetëm një detyrë për të mundur Edi Ramën është Luzlim Basha. Është e drejta e Bashës, i cili mori një mandat nga anëtarësia e partisë, për të krijuar struktura ndihmëse të tij, që të krijojë një ekip me të cilin ai mendon se do të mundë ato që ka përballë.
Nuk është thjesht shtatori, ka beteja të jashtëzakonshme…PD ka nevojë për një reformë rrënjësore… Në të djathtën shqiptarë ka trafik partish pa numër, ku më shumë influencë kanë kryetarët se partitë. Sot partia ka nevojë për intelektualë…”, tha Alibali.
Ndërsa anëtari i Këshilli Kombëtar të PD-së, Klevis Balliu teksa u pyet për qëndrimin që pritet të mbajë lideri i opozitës Lulzim Basha, për ish-kryeministrin Sali Berisha pas shpalljes “non-grata”, u shpreh se Berisha është një aset për të gjithë Shqipërinë.
Sipas Balliut të gjitha hapat historike të realizuar në vend i përkasin ish-kryeministrit Berisha.
“Berisha jo vetëm për PD, por për gjithë Shqipërinë është aset. Sot ne nuk na kërcënon dot askush sepse jemi anëtar të NATO-s. Të gjithë hapa historike të këtij vendi ka qenë të Sali Berishës. PD do të jetë parlament në bazë të vendimeve, pasi të bëjë analizën”, u shpreh Balliu.
Më tej gjatë bisedës në studio me gazetarin Endri Xhafo, Alibali tha se militantët e PD-së nuk kërkojnë nga partia, por japin për partinë.
“Nëse ka një lidhje të fortë mes Berishës dhe bazës së partisë, ka qenë marrëdhënie njerëzore. Sot të hysh në parti nuk duhet domosdoshmërisht një post. Sot në politikën shqiptare deputetët sillen si kryetar bashkish, merren më rrugët…Në këtë aspekt PD duhet të kthehet në një lloj kantieri që të mos përgatitet thjesht për betejat e kushteve normale sepse nesër sërish do të grabiten…S’mund të shkojmë me logjikën e vjedhjes së votave…PD nuk i falet më që pasi të krijojë një strukturë sërish të thotë na i vodhën votat”, theksoi Alibali.
/abcnews.al/