Berisha: Amerikanët nuk uruan… fitoren/ Doktori “i shqetësuar”: Pse Rama nuk uroi urimin e SHBA

schedule15:22 - 28 Maj, 2025

schedule 15:22 - 28 Maj, 2025

Me kollare mavi, Berisha doli në konferencë, për të lexuar urimin e amerikanëve, siç di vetëm ai.

“Ajo nuk ishte ashtu siç thatë, citoje pak siç e tha dhe pastaj ju bëj koment. Përgëzoi popullin shqiptar. Merr e lexoni të gjitha deklaratat e mëparshme të asaj ambasade për zgjedhjet, për ta kuptuar shumë më mirë se cili ishte thelbi i deklaratës. Lexoni pak disa nga deklarata e sekretarit Rubio për zgjedhjet në vende të ndryshme të botës. Urohen shqiptarët. As nuk mohohet as nuk pohohet farsa. Këtu ka një gjë.”

Vetë berisha nuk shfaqi ndonjë gëzim për urimin. Por tha se më shumë se ai, është mërzitur Edi Rama.

“Pse nuk e përshëndeti Edi Rama atë urim. Më thuaj pak. Ai po e priste si diçka hyjnore atë urim. Pse nuk e përshëndeti. Pra faktikisht është asgjësimi i Edi Ramës.”

Por besnikët e tij, nuk lexojnë njëjtë si berisha. Adriana Kalaja akuzoi ambasadën amerikane, kurse Tritan Shehu e quan gay ambasadorin e BE, pse njohu zgjedhjet e 11 majit. Kësaj radhe, doktori u detyrua tu tregojë vendin.

“Qëndrimet zyrtare të PD, i shpreh kryetari i PD. Kjo, dmth, kjo është e prerë. Sa i përket mendimeve të individëve të caktuara, janë individuale, nuk shprehin mendimin e PD.”

Megjithatë, ai u përpoq të qetësojë të vetët, e të përgatiten për luftë, por pa armë.

“Lufta sapo ka filluar. Po ne s’do marrim kallashnikovët për të mbrojtur votat. Pse sju duket luftë kjo ju? Lufta sbëhet vetëm me kallash e bazooka”

Por në aksionin e mbrojtjes së votës, Berisha kësaj radhe gjeti dy tradhëtarë, të cilët nuk i kurseu aspak. Një ish-demokrat e një ish-socialist.

“Paralajmëroj Ilirjan Celibashin të dorëzojë çdo dokument që kërkohet në përputhje me ligjin dhe të hedhë poshtë qëndrimin e turpshëm prej mercenari të Ilir Rusmalit, një figurë e zhveshur nga çdo lloj norme dhe standardi njerëzor, nj shërbëtor pa asnjë parim që ka votuar dje të mos u japin procesverbalet e qendrave të votimit kandidatëve apo PD-së për Kukësin, ku kemi fituar.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!