14 Maji po afrohet dhe siç pritej, palët kanë nxjerrë shpatat ende që në ditët e para te fushatës. Dhe askush nuk ka ndërmend të dorëzohet. Enkelejd Alibeaj i pari. PD zyrtare trokiti e para në Komisionin e Ankesave duke kërkuar me ngulm që Koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ t’i përcaktohet kryetari.
Pas një vendimi të KQZ, që specialistët thonë lë për të dëshiruar nga ana ligjore, Alibeaj insiston që në fletën e votimit, koalicionet të kenë të shënuar emrin e kryetarit. Konkretisht PD propozon që përkrah emrit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” të shënohet kryetar Ilir Metaj, si parti udhëheqëse e aleancës.
Celibashi më herët kishte vendosur që ky koalicion të mos specifikonte asnjë kryetar, por PD me korrektesë kujtoi se në vitin 2021, Lulzim Basha drejtoi një koalicion, dhe emri i ishte shënuar si kryetar i saj. Përmes kësaj lëvizjeje Alibeaj synon që demokratët të qartësohen se kush fshihet pas numrin 1, pra koalicionin me kryetar Ilir Metën, që të jenë edhe më të qartë se kush është tek numri 9, ku është Partia Demokratike.
Por pikërisht tek numri 9, ka problem Sali Berisha, Logon e PD-së. Dhe në këtë rast, është gati që të djegë gjithë jorganin. Me saktë gjithë fletën e votimit. Ai kërkon që KAS ta ndryshojë fletën e votimit, dhe të fshihen të gjitha logot e partive e koalicioneve, për të mbrojtur kështu, sa më shumë të mundet, ndarjen e votave mes Foltores, ose PD reale dhe PD-së zyrtare të Enkelejd Alibeajt.
“Beteja e 14 majit, siç edhe pritej, do jetë e ashpër mes këtyre dy logove, asaj “Bashkë Fitojmë dhe kësaj të PD. Secial nga palët ka pretendimet e saj për meritat apo për letrat. Komisioni i Sanksioneve do të vendosë për të dyja këto çështje, ose kurthe që palët i ngrenë njëra-tjetrës.
Deri më tani 4 nga 5 anëtarë të këtij komisioni, kanë qenë kundër Berishës. Së paku pas 14 majit, kur të flasë vota dhe të tjerët të heshtin, të gjithë do ta dinë se kujt i përket vula dhe logo, e kujt do të jetë merita apo përgjegjësia për këtë proces vëllavrasës, në gjirin e partisë më të madhe të opozitës në vend.”, thekson gazetarja Esiona Konomi. /abcnews.al