BRAZIL- Si çdo herë, prej shpalljes “non grata”, kur doktori ikën jashtë shtetit, gjen një lajm për ta sjellë në Shqipëri. U nis për te kaluar oqeanin, dhe vërtet e kaloi, por jo për në SHBA, por për në Brazil.
Përveç disa fjalimeve 1 minutëshe e takimeve, doktorit i doli fati, organizata e centristëve CDI, e zgjodhi zv.president. Berisha shkruan se është zgjedhur zv.president i unionit më të madh te partive të djathta në gjithë botën. Por si qëndron e vërteta?
CDI është një organizatë që funksionon si union partish më tepër centriste, se sa të djathta, që me dëshirën e tyre janë anëtarësuar ne ketë union dhe madje kanë edhe tarifë anëtarësimi.
Shumica e vendeve anëtare janë nga Amerika Latine, Evropa dhe Afrika. Por pjesë e këtij unioni nuk janë Partia Republikane e Donald Trump në SHBA dhe as konservatorët britanikë, kanadezë, australianë dhe të tjerë.
Dhe tek SHBA qëndron çështja. Si anëtare nga SHBA në këtë organizate, rezulton të jetë vetëm NDI, një organizatë jofitimprurëse, por që punon afër Partisë Demokrate në SHBA, ajo e cila në pushtet me President Joe Biden dhe Sekretar Antony Blinken shpallën “non grata” Sali Berishën në 2021.
Për më tepër, me rikthimin e Trump në pushtet, NDI ka qenë një nga organizatat joqeveritare më të goditura nga ndërprerja e fondeve, si një institut që vijon e financohet nga Xhorxh Soros.
Po ashtu, NDI është një nga promotoret kryesore të grupeve të margjinalizuara dhe politikave gjinore, përfshirë LGBTI.
Me pak fjalë, Berisha është bërë zv.president i një unioni ku anëtar indirekt është Soros, dhe jo Trump. Nga ana tjetër, Sali Berisha nuk është i vetmi zv.president i emëruar ne Forumin e Sao Paolos.
Në forum, u zgjodhën 20 zv.presidentë, mes të cilëve edhe kryeministrat e Kroacisë, Sllovenisë dhe Hungarisë.
Pra nga 115 vende, u zgjodhën 20 zv.presidentë të rinj, dhe duket se radha kësaj radhe i qëlloi Sali Berishës nga Shqipëria të ishte një mes tyre për të pasuar një zv.president të një vendi tjetër.
Dhe bie në sy se shumica e partive anëtare, në vendet e tyre janë në opozitë.
Por doktorit i qëlloi të jetë i vetmuar. Nga Europa, ishte i vetmi zv.president opozitar.
Kurse president i kësaj organizate u zgjodh Andres Pastrana, i cili karrierën e tij politike e ka nisur si kryebashkiak i Bogotas në Kolumbi e deri në zgjedhjen si President i vendit në vitet 1998-2002.
Më pas ai u emërua për disa vite ambasador në SHBA, por sërish kjo nuk e ndihmon doktorin. rruga e tij për të shkuar ne veri te oqeanit duket shumë larg.
Më afër me Soros, sesa me Trump.
Dhe edhe kësaj radhe doli huq. Rëndësi ka që pas dëshmisë për 21 janarin i shpëtoi për disa dite zhurmës ne Tirane, kurse kthimin e ka, me shpresën se me lajmin e ri do te frymëzojë disa demokratë me shumë për të dalë në foltoren para kryeministrisë ditën e hënë./abcnews.al

