Berisha, 100 ditë “kryeministër”/ I frymëzuar nga Trump, pas konsulentit i merr edhe programin

schedule15:24 - 16 Shkurt, 2025

schedule 15:24 - 16 Shkurt, 2025

Pas konsuletit të Tramp, Berisha po përpiqet të përfshijë çdo të huaj në fushatën e tij të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, për ta shfaqur si një mbështetje perëndimore ndaj tij.

Të ftuarit në prezantimin e programit ekonomik të PD, ishin kryesisht përfaqësues fondacionesh gjermane e amerikane të atashuara pranë partive të djathta, por mes tyre në panel spikaste kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë e Industrisë në Shqipëri, Grant Van Cleve.

Pa përmendur arsyet se pse pranoi ftesën e në këtë takim, Van Cleve sqaroi se nuk ishte në panel për arsye politike, por si person neutral.

Ndërkohë që doktori priste elozhe nga amerikani, ai tha haptazi se SHBA mbështesin Shqipërinë,  duke nënkuptuar se kjo nuk është çështje emrash.

Deklaratat për Tramp, frymëzojnë doktor Berishën, i cili tashmë thuajse çdo fjalim para të huajve, e nis duke permendur Presidentin amerikan, me shpresën se mund ta kopjojë.

Në kuadër të programit elektoral të PD, Berisha u zotua se do të planifikojë një paketë emergjence brenda 100 ditëve të para nëse vjen në qeveri, me ulje taksash, rritje pensionesh, minimum jetik dhe luftë ndaj informalitetit, si dhe një auditim total të shpenzimeve të qeverisë aktuale në 12 vite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!