Një nga njerëzit më të pasur të Rusisë ka dhënë dorëheqjen si CEO i Lukoil, kompania e dytë më e madhe e naftës në vend, sipas CNN.
Në një deklaratë të enjten, Lukoil tha se Vagit Alekperov kishte informuar kompaninë “për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen” si drejtor dhe president i kompanisë. Kompania nuk bëri të ditur arsyen e dorëheqjes së Alekperov.
Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi ai u sanksionua nga Mbretëria e Bashkuar dhe shtatë javë pasi Lukoil bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Ne shprehim keqardhjen për të gjitha viktimat, të cilat janë prekur nga kjo tragjedi. Ne mbështesim vendosjen e një armëpushimi dhe një zgjidhje të problemeve përmes negociatave serioze dhe diplomacisë,” shtoi bordi.
Lukoil prodhon më shumë se 2% të naftës së papërpunuar në botë dhe ka punësuar mbi 100,000 njerëz.
/abcnews.al