Bëri thirrje për ndalimin e vrasjes së grave dhe fëmijëve, Netanyahu kritikon Trudeau: Nuk është Izraeli që po synon civilët!

schedule10:14 - 15 Nëntor, 2023

schedule 10:14 - 15 Nëntor, 2023

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu  kritikoi sot homologun e tij kanadez Justin Trudeau  që i bëri thirrje Izraelit të ndalojë vrasjen e grave dhe fëmijëve në Rripin e Gazës, ndërsa përsëriti thirrjen e tij drejtuar komunitetit ndërkombëtar për të mbështetur luftën e vendit të tij kundër Hamasit.

“Nuk është Izraeli ai që synon qëllimisht civilët, por Hamasi që preu kokën, dogji dhe vrau civilët në një nga mizoritë më të këqija të kryera kundër hebrenjve që nga Holokausti”, i shkroi Netanyahu në X drejtuar Trudeau më herët sot në mëngjes.

Ditën e djeshme, kryeministri kanadez i bëri thirrje qeverisë izraelite që të vetëpërmbahet.

“Njerëzit po shikojnë në TV, në rrjetet sociale, po dëgjojmë dëshmitë e mjekëve, familjarëve, të mbijetuarve, fëmijëve që kanë humbur prindërit”.

“Bota është dëshmitare e vrasjeve të grave, fëmijëve, foshnjave. Kjo duhet të ndalet”, theksoi Trudeau gjatë një konference për shtyp nga British Columbia.

Çmimi i drejtësisë nuk mund të jetë vuajtja e vazhdueshme e të gjithë civilëve palestinezë,” shtoi ai.

“Të gjitha luftërat kanë rregulla. Të gjitha jetët e pafajshme kanë të njëjtën vlerë. izraelite dhe palestineze”, theksoi ai.

Gjithashtu Trudeau i kërkoi Hamasit të ndalojë përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore dhe të lirojë të gjithë pengjet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!