Bëri ndryshimin e papritur, Fifi zbulon arsyen e fortë që e shtyu të dobësohej

schedule13:12 - 19 Korrik, 2020

schedule 13:12 - 19 Korrik, 2020

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fifi ka humbur shumë peshë dhe ky ndryshim ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

E ftuar në Prive, për rubrikën “Kutia e pyetjeve”, ajo është përballur me kuriozitetin e fansave, ku njëri prej tyre e ka pyetur se përse është dobësuar, kur më parë shprehej se nuk i interesonte pesha e saj.

Ndërkohë, Fifi ka folur hapur dhe ka treguar se i është dashur të binte në peshë për shkak të problemeve shëndetësore.

“Para dy tre vitesh kam thënë që kam probleme me shtyllën kurrizore, kam problem me hernia diskale, prandaj është dashur që unë me heq kilogramë. Ideja është që mua prapë nuk më intereson nëse shëndoshem nesër edhe prapë kam për t’u shëndoshur, thjesht e kam për shëndetin tim”, u përgjigj këngëtarja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!