Në ndeshjen që Chelsea zhvilloi kundër Manchester United në Premier League mbrëmjen e djeshme, protagonisti i ndeshjes ishte Jorginhos i cili i bëri të gjitha në këtë sfidë.
Në këtë ndeshje lojtari bëri një gabim të pafalshëm që i dha mundësinë Sanchos yë shënonte gol, duke i dhënë avantazhin djajve të kuq, por mendoi të rregullonte gabimin duke risjellë baraspeshën për Chelsea, duke shënuar gol.
Në minutën e 50-të, Bruno Fernandes e largoi topin nga zona e Unitedit gjatë një rivënieje këndore dhe e hodhi atë në pjesën e fushës së Chelseat.
Topi ra pranë Jorginhos në afër rrethit të mesit të fushës, por ai dështoi ta ndalte atë siç duhej dhe ia mundësoi Sanchos ta vjedhë topin dhe të shkojë i vetëm te porta e Edouard Mendy për të shënuar.
Por Thomas Tuchel i ka dalë në mbrojtje Jorginhos duke thënë se përqendrimi i tij ishte penguar nga dritat e forta në stadium.
“Ai nuk e gjykoi drejt gjendjen dhe mendoj se ai u pengua dukshëm nga dritat. Ndodh kjo”, tha Tuchel. /f.a/abcnews.al