“Bëri 4 muaj burg se ngacmoi një vajzë”, Vrasja e të riut në Maliq, flet babai i një prej autorëve: Djali ishte çoban

schedule17:58 - 18 Qershor, 2022

schedule 17:58 - 18 Qershor, 2022

Kanë folur familjarët e Bledi Angjos, një prej tre të arrestuarve si autorë të krimit makabër në Maliq, ku i morën jetën duke e mbytur me litar dhe më pas hedhur në liqen 26-vjeçarit Martin Çeço.

Bledi Angjo autori i dyshuar i vrasjes sipas hetimeve kishte lidhje me vajzën e mitur që së fundmi ishte lidhur me Martin Çeçon.

Lexo edhe: Sherri për dashurinë i mori jetën, flasin fqinjët e Martin Çeços: Ishte tip i mbyllur, mezi nxirrte bukën e gojës

Babai i Angjos, i cili u arrestua së bashku me dy kushërinjtë Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, ka thënë se i biri punonte si çoban në Korçë dhe ka patur probleme edhe më parë me forcat e rendit.

“Kam 4 fëmijë, një e kam në Tiranë, Bledi në Korçë, punonte si coban. S’kam folur me Bledin, më shumë fliste çupa, jam në dijeni që e kanë arrestuar. Vinte këtu por jo shumë shpesh, ka patur probleme edhe më përpara me policinë, e kanë marrë njëherë e ngatërruan, u dënua 4 muaj e akuzuan se kishte ngacmuar një çupë. Nuk është i fejuar por ka patur të dashur”, ka rrëfyer i ati i tij./News24

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!