Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Bëri 22 vite burg për një krim që s’e kreu, dëmshpërblehet me 25 milionë dollarë

schedule07:44 - 31 Tetor, 2021

schedule 07:44 - 31 Tetor, 2021

Gjykata amerikane ka vendosur që pas 22 vitesh dënim për një krim që nuk e kreu, ka dëmshpërblyer me 25 milionë dollarë Eddie Bolden nga Chicago.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Bolden nuk u lirua nga burgu deri në vitin 2016, megjithëse ai pretendonte me këmbëngulje pafajësinë e tij.

Eddie Bolden u dënua për dy vrasje në vitin 1994. Në padi, detektivët janë fokusuar tek ai si i dyshuar dhe kanë shpërfillur deklaratat e dëshmitarëve të cilët kanë thënë se ai ndodhej në lokalin përballë të cilit ndodhi vrasja.



“Ky verdikt është lirimi i plotë i Eddie Bolden”, ka thënë avokati i tij, Ronald Safer.

Juristët urdhëruan gjithashtu dy detektivë policie që t’i paguanin Bolden 100 mijë dollarë. Irving Clayton dhe Derrick Fraser u vranë më 29 janar 1994 dhe makinës në të cilën ndodheshin iu vu zjarri.

Ndërkohë disa dëshmitarë pohuan se Bolden ishte në një restorant peshku në kohën e të shtënave, vëllai i njërës prej viktimave, i cili gjithashtu u plagos nga të shtënat, e identifikoi Bolden në stacionin e policisë si vrasës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!