Berat, maska të armatosura terrorizojnë një familje në Urën Vajgurore

schedule18:44 - 8 Nëntor, 2017

schedule 18:44 - 8 Nëntor, 2017

Persona të armatosur dhe të maskuar terrorizuan një familje në një fshat të Urës Vajgurore. Ata nuk morën para, por kërkonin djemtë e kësaj familjeje, të cilët janë emigrantë në Angli.

Të maskuar dhe me armë disa persona sulmuan një shtëpi në Donofrosë të Urës Vajgurore. Aty ndodheshin vetëm çifti Osmën dhe Drita Baxhia. Maskat sapo kanë hyrë brenda kanë kërkuar njërin nga djemtë e çiftit që sapo ishte kthyer nga Anglia.
Ata kërkuan në çdo ambjent të shtëpisë, por dhe pse aty kishte para nuk i kanë prekur. Me vete morën vetëm dy celularë që gjetën në kuzhinë. Burrë e grua u qëlluan me tytën e armës. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur në fshat është ndërprerë energjia elektrike. Banorët tregojnë se çifti Baxhia ka dy djem emigrantë në Angli dhe njëri i sapokthyer nuk ndodhej për momentin në shtëpi.
Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilët kane ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën. Dyshohet se maskat duhet të kenë patur ndonjë konflikt me djemtë e familjes Baxhia, megjithatë akoma nuk janë sqaruar rrethanat e sakta./abcnews.al

 

https://youtu.be/MzkWWDMLh3M