Berat, lagjet me gropa me ujë dhe me baltë

schedule15:20 - 18 Janar, 2019

schedule 15:20 - 18 Janar, 2019

Kur ka reshje shiu në Berat, banorët e këtij qyteti jetojnë mes gropave me ujë dhe baltë. Të gjitha rrugët nëpër lagje bëhen të pakalueshme. Banorët thonë se kjo situatë është prej vitesh, por askush nuk ka ndërhyrë aty.

Mjafton një ditë shi që lagjet e Beratit të ngjajnë me getot. Gropa të shumta qe mbushen me ujë e baltë. Situata më e rëndë në lagjen “Çlirim”, e cila ka dhe numrin e banorëve më të lartë. Ndodhet në hyrje qytetit dhe panorama nuk ka ndryshuar prej vitesh.

“Thonë prindërit që nuk është vënë dorë që prej 40 vitesh”.

Banorët thonë se gjatë gjithë dimrit u duhet të veshin çizmet për të lëvizur. Më të vështirë e kanë fëmijët. Jo vetëm s’kanë terren ku të luajnë, por për të shkuar në shkollë u duhet të paktën dy herë në ditë të kapërcejnë gropat me ujë.

“Është shumë e vështirë sepse ne njomemi. Ka shumë probleme. Këmbët na bëhen me baltë”.

“Mezi ikim, na njomen këmbët”.

ABC News pyeti në Bashkinë e Beratit për situatën e krijuar nëpër rrugë. Zyrtarët e saj thonë se jo vetëm lagja “Çlirim”, por edhe lagje të tjera të qytetit janë pjesë e projekteve për t’u rehabilituar, por ende nuk janë siguruar fondet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!